Ndërron jetë gazetari i RTP-së

Mbrëmë pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 74-vjeçare, ka ndërruar jetë ish-gazetari i Radio Prishtinës, Nexhmedin Paloja.

Nexhmedin Paloja u lind në Gjakovë më 6 nëntor të vitit 1945. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, përderisa studimet i vazhdoi edhe në Paris të Francës për gazetari.

Nexhmedin Paloja dha kontribut të madh si gazetar në Radio Prishtinë, ku punoi për 28 vite, deri në vitin 1990, kur shqiptarët u dëbuan nga puna me dhunë nga agresori serb. Shumica e gazetarëve të ish RTP-së nuk janë rikthyer kurr në RTK.

Nexhmedin Palojës do t’i jepet lamtumira e fundit të mërkurën (sot) në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.