fbpx
lajmi, infoglobi

Ndërroi jetë gazetari i ish “Rilindjes” Muharrem Bulliqi

Ndërroi jetë gazetari i ish “Rilindjes” Muharrem Bulliqi (1943-2020)

“Sot, mora lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo botë e kolegut tonë të nderuar z. Muharrem Bulliqi, gazetar shumëvjeçar në redaksinë e sportit të Gazetës “Rilindja . Njoftimi u dha nga familja e tij” ka shkruar në Facebook Besim Kajtazi.

Muharremi, pas luftës dhe mbylljes së gazetës “Rilindja”, punoi edhe në disa gazeta sportive e revista të kohës.

Në kohën kur punoi në “Rilindje”, redaksia e sportit shquhej me një punë profesionale dhe la gjurmë të pashlyer në zhvillimin e sportit të Kosovës, para dhe pas luftës, ku punuan gazetarët e shquar si Ali Shala, Besim Dobroshi, Burim Hatipi, Fehmi Sejdiu, Abas Dula, Xhavit Kajtazi, Mustafë Lecaj, Musa Alaj, Baki Berisha, Blerim Vula, Gani Kosumi, Besim Kajtazi, Lulzim Shala, Rexhep Hasani, Ejup Llumnica e shumë gazetarë të tjerë …/infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.