shkolla

Ndërpritet mësimi – po analizohet nafta

Të 43 shkollat e arsimit fillor dhe parafillor kanë ndërprerë mësimin për shkak të një urdhërese nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka deklaruar për infoGLOBIN, Xhelal Sfeqla, Drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës.

“Për shkak të sigurisë së nxënësve dhe stafit në institucionet shkollore jemi detyruar që të mbyllim shkollat të cilat përdorin naftë për ngrohje” ka deklaruar Sfeqla. Sipas tij “analizat e naftës janë bërë nga mostra e marrë në tri shkolla por rezultatet nuk kanë dal të qarta”.

“Jemi në Kontakt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Analizat do të bëhen në të gjitha shkollat dhe nëse rezulton që nafta nuk është e rrezikshme mësimi do të vazhdoj në të kundërtën do ta tëreqim atë nga përdorimi” deklaroi mes tjerash ai.

Nuk ka informata se kur do të sigurohen rezultatet e analizës së këndejmi nuk dihet se kur do të vazhdoj procei mësimor./infoGLOBI/F.H

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.