Ballina / KRYESORE / Ndarja e Kosovës
bugajski

Ndarja e Kosovës

Strategjia e Moskës ndaj Evropës është një kujtim i ndarjes së gjuetisë. Të paktën katër pjesë të kontinentit janë shënjestruar nga Kremlini: pjesa Anglosaksone, Evropa Perëndimore, Evropa Qendrore dhe Ballkani Ortodoks, ndërsa pjesa tjetër të Evropës Lindore që do të gllabërohet drejtpërdrejt nga Rusia.

Janusz Bugajski
Analist i politikave

Fokusi primar i subverzionit është çarja e përhershme mes Evropës kontinentale dhe vendeve anglosaksone – SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë. Të parët shihen në Moskë si më të korruptueshëm dhe të shfrytëzueshëm, ndërkohë që të fundit e kundërshtojnë revizionizmin e Rusisë.

Propaganda e Kremlinit e përshkruan SHBA-të si hegjemon që kufizon sovranitetin e shteteve evropiane dhe i shtynë në konflikte përgjatë kufijve të Rusisë. Në këtë skemë, Britania e Madhe është një kukull amerikane që është zgjidhur nga kontinenti pas Brexit-it.

Strategjia e dytë e ndarjes është zgjerimi i çarjes midis evropianëve perëndimorë dhe evropianëve qendrorë. Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania, janë përshkruar si nacionaliste dhe rusofobike, dhe parandalojnë afrimin mes Brukselit dhe Moskës.

Manovra e tretë ndarëse e Kremlinit inkurajon një bllok neutral në gjithë Evropën Qendrore, të përbërë nga Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia. Pas dështimit që t’i mbajë këto vende jashtë Aleancës, zyrtarët e Putinit llogarisin se politikanët mund të blihen ose shantazhohen, duke e transformuar Evropën Qendrore në një zonë gjithnjë e më të shkëputur nga Uashingtoni.

Moska gjithashtu përpiqet të tërheqë Slloveninë dhe Kroacinë larg institucioneve perëndimore përmes kontratave të energjisë dhe investimeve të errëta, duke kompletuar një pykë të gjatë ndikimi midis Ukrainës dhe Adriatikut që do të mund të pamundësonte operacionet e NATO-s në rast lufte.

Mundësia e katërt e ndarjes është në Ballkan, ku qëllimi është të krijojë një bllok ortodoks dhe të mbrojë rajonin nga ndikimi amerikan. Greqia, Serbia dhe Bullgaria janë caktuar si thelbi i kësaj pjese të Evropës.

Qeveritë greke kanë një traditë të gjatë të ndjenjave pro-Moskë. Bullgaria është vazhdimisht e prirë ndaj ndikimit rus përmes shumë pengesave politike dhe ekonomike. Dhe Serbia e vlerëson Rusinë si kundërvënie ndaj presionit të BE-së dhe SHBA-së në refuzimin e pavarësisë së Kosovës. Moska është e fiksuar në mbajtjen e Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Kosovës jashtë NATO-s, në mënyrë që të thelloj  sulmet e saj politike, ekonomike dhe informative.

Pjesa e fundit e skeletit evropian janë ish-republikat sovjetike që Moska synon t’i absorbojë në strukturat e saj ekonomike dhe të sigurisë ose t’i transformojë në satrapë neutral. Këtu përfshihet Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani. Me Evropën e preokupuar me ndarjet e brendshme dhe marrëdhëniet e pazgjidhura me SHBA-në, Kremlini llogarit se mund të arrijë më shumë objektiva pa përdorur veprime domethënëse ushtarake.

@Fluidi

Provo po ashtu

ushtria, fsk

Janjiq: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

Kreu i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, deklaroi sot se procesi i formimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.