Ballina / KOSOVA / Ndalohet pronari i kompanisë “Uji i Pejës”
gjilan, aksident

Ndalohet pronari i kompanisë “Uji i Pejës”

Policia e Kosovës ka ndaluar pronarin e kompanisë “Uji i Pejës”. Ndalimi i tij lidhet me rastin e  aksidentit të së enjtes në Gjilan, aksident ky që shuajti një jetë e i shkaktoi lëndime të ndryshme trupore 27 personave.

I njëjti është ndalur për 48 orë. Mbi të rëndon vepra “Mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut rrugor”. Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Ndryshe, PK-ja ka arrestuar pardje shoferin e kamionit dhe bashkëudhëtarin e tij të cilët po shpërndanin mallin (ujë) nëpër vende të ndryshme të Republikës.

Aksidentin e kishte shkaktuar kamioni transportues, i cili ka goditur rreth 10 vetura. Kamioni besohet se ishte ikompanisë pronari i të së cilës u ndalua të premtën dhe të cilit autoritetet i shqiptuan masën e ndalimit prej 28 orësh.

Provo po ashtu

Arvanita Syla ka nevojë për ndihmën tuaj

Arvanita Syla ka nevojë për ndihmë. Redaksisë i ka arritur ky apel për te: Duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.