fbpx
qeveria

Ndalohen udhëtimet jashtë vendit të zyrtarëve të ministrive

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka ndaluar organizimin e punëtorive jashtë vendit, të cilat janë mbajtur nga ministritë, agjencitë dhe njësitë e tjera brenda sistemit ministror.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë gjatë prezantimit se me këtë vendim synohet që të mjetet monetare të mbesin brenda ekonomisë kosovare dhe jo të dalin jashtë saj.

Vendimi nuk vlen edhe për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, ka qenë Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka propozuar që të rinovohet kompleksi në Blinajë që sipas tij do të mund të bëhej me pak investime.

“Pastaj takimet e Qeverisë do të mund t’i mbanim në objekt publik”, ka thënë Mustafa.

Thuaja se të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i shtetit, përfshirë këtu edhe televizionin publik, kanë praktikuar shpesh mbajtjen e tryezave e seminareve jashtë vendit p%r shkak të mëditjeve të larta që i kanë marrë pjesëmarrësit. Deri vonë një mëditje ka shkuar edhe deri në 230 euro për udhëtime në Durrës. Situata e tillë ka zgjatur me vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.