Ballina / Kulturë / Ndahen çmimet vjetore për personalitetet e artit

Ndahen çmimet vjetore për personalitetet e artit

Juria ka qenë në përbërje të regjisorit Agim Selimi, kryetar jurie, RamadanMusliut, kritik letrar, Besim Rexhajt, dramaturg, BislimMuçajt, aktor dhe Bardh Frangut, shkrimtar dhe publicist, ka ndarë çmimet vjetore pë personalitet e shquara nga fusha e artit.

Regjisorit Fadil Hysaj i është ndarë Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore, kurse Çmimi vjetor për Regjinë më të mirë iu nda regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” e autorit Juan Jose Arreola.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të Mirë për vitin 2016 ndahet për shfaqjen “Eshtrat vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e MartinKoçovskit.

Çmimi për Aktorin/Aktoren më i Mirë për vitin 2016 i ndahet balerinit SinanKajtazi, për rolin kryesor Albert, në shfaqjen e baletit “Zhizell”.

Çmimi vjetor për Prezantimin më të Suksesshëm Ndërkombëtar i ndahet Qendrës Multimedia.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se çmimet që ndan MKRS-ja për fushën e teatrit janë mirënjohje dhe vlerësim i institucionit për kontributin dhe vlerat artistike që kanë sjellë laureatët me punën e tyre.

Provo po ashtu

Gjenden 20 arkivole antike ne Egjipt, datojnë shumë para Krishtit

Arkeologët kanë zbuluar të paktën 20 arkivole të lashta prej druri në qytetin jugor të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.