Ballina / Shkencë / Nature : Kolonët e parë në Alaskë, paraardhësit e amerikanëve
alaskë

Nature : Kolonët e parë në Alaskë, paraardhësit e amerikanëve

Në Alaskë është zbuluar një skelet fëmije i vjetër 11.500 vjet, dhe në bazë të ADN-së së gjetur, supozohet se bëhet fjalë për banorin e parë të Amerikës.

Skeleti i foshnjës gjashtë javëshe është zbuluar në vitin 2013 gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin Upward Sun River, thuhet në një tekst të publikuar në revistën shkencore “Nature”.

Studimi gjenetik i kryer mbi skeletin e foshnjës vajzë, konfirmon tezën se para 20.000 viteve ka ekzistuar një migrim i popullatës nga Siberia në atë rajon.

Llogaritet se në atë kohë, rënia e nivelit të detit në Ngushticën e Beringut ka sjellë thatësira në atë rajon.

Eske Ëillerslev, profesor në universitetet e Kopenhagës dhe Cambridge, supozon se kolonët e parë në Alaskë mund të jenë në fakt paraardhësit e banorëve të tanishëm të kontinentit amerikan.

Check Also

toka, oksigjeni

Çka do t’i ndodhte Tokës sikur për 5 sekonda të mbetej pa oksigjen

Të gjithë ata që ndodhen në plazh, do të digjen menjëherë në lëkurë. Edhe pse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *