Ballina / BOTA / NATO: Stoltenbergut i besohet edhe një mandat
Stoltenberg

NATO: Stoltenbergut i besohet edhe një mandat

Jens Stoltenberg është rizgjedhur sekretar i përgjithshëm i aleancës perëndimore deri më 30 shtator, 2020, besimin i’a dhanë aleatët e NATO-s.

“Aleatët e përgëzojnë sekretarin e përgjithshëm dhe kanë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim, në përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave të sigurisë të shekullit 21”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Stoltenberg, i cili më herët ka qenë kryeministër i Norvegjisë, ka udhëhequr NATO-n qysh në vitin 2014.

Ai shkroi në Twitter se është “i nderuar” me vendimin e 29 vendeve anëtare.

Stoltenberg mori kryesimin e aleancës në muajt pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nxiti separatizmin në Ukrainën lindore.

Check Also

Dëshmitari: Për akreditim kërkuan nga unë 65 mijë euro!

Në gjykimin e ish-zyrtarëve të Akreditimit, Basri Muja e Ferdije Zhushi, si dhe Armend Mujës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *