Ballina / RAJONI / NATO: Maqedonia ka mundësi historike që të inkuadrohet në familjen euroatlantike
nato

NATO: Maqedonia ka mundësi historike që të inkuadrohet në familjen euroatlantike

Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Oana Lungesku pas fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë në Aleancë, deklaroi për MIA-n se ngjarja e sotme është hap i rëndësishëm për Maqedoninë dhe se vendi tani ka mundësi historike të bëhet pjesë e familjes euroatlantike nëse implementohet Marrëveshja e Prespës.

“Vendi shënoi hap të rëndësishëm sot me fillimin e negociatave inkuadruese dyditëshe në selinë e NATO-s”, deklaroi për MIA-n, Lungesku.

“Negociatat e mbulojnë sigurinë, mbrojtjen, çështjet politike, juridike dhe financiare, si dhe qëllimet dhe afatet të cilat Shkupi duhet t’i plotësojë gjatë anëtarësimit dhe pas. Ky është vazhdim i punës së procesit inkuadrues, i cili filloi në korrik pas ftesës së aleatëve në Samitin në Bruksel. Shkupi ka mundësi historike ta zbatojë Marrëveshjen për emrin dhe ta dërgojë vendin në familjen euroatlantike. Kjo do të ndihmojë të konsolidohen paqja dhe stabiliteti mbarë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Lungesku për MIA-n.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, së bashku me Koordinatorin nacional për NATO, Stevo Pendarovski, e hapën sesionin e sotëm me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Aleksandro Alvargonzales, dhe me ekipin e NATO-s për negociata me Maqedoninë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Maqedoni: Dora është shpesh instrument i (mos) edukimit

Tetë prej dhjetë prindërve në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme që t’i disiplinojnë fëmijët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.