stoltenberg

NATO fton Prishtinën e Beogradin të përmbahen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka reaguar menjëherë pas votimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe transformit të mandatit të FSK-së në në mandat të ushtrisë.

Deklarata e plotë e shefit të NATO-së:

Sot, institucionet e Kosovës kanë votuar tri ligjet që inicuan procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më vjen keq që ky vendim ndodhi përkundër shqetësimeve të shprehura nga NATO. Përderisa vendimi për tranzicionin e FSK-së , në parim është çështje e Kosovës, ne e kemi theksuar qartë se momenti për këtë hap është moment i keq.

NATO mbështet zhvillimin e FSK nën mandatin e saj aktual . Me ndryshimin e mandatit, Këshilli Veriatlantik tani duhet të rishqyrtojë nivelin e përfshishmërisë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

NATI mbetet e përkushtuar përmes KFOR-it për një ambient të sigurtë në Kosovë , dhe për stabilitetin më gjërë në Ballkan.

Të gjitha palët duhet të përkujdesen që vendimi i sotëm nuk do të rris më tutje tensionet në rajon .

Të gjithë akterët politikë në rajon duhet të fokusohen në progres e reforma, dhe në dialog.

Unë po përsëris ftesën time tek të dyjat, te Prishtina dhe te Beogradi, që të mbesin të qetë dhe që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që mund të shpiejnë drejt eskalimit. 

NATO vazhdon të mbështes dialogun mes Beogradit dhe Prishtinë të facilituar nga Bashkimi Evropian, dialog ky që është zgjidhja e vetme e qëndrueshme për rajonin. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.