Ballina / KOSOVA / NATO do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë
Zaev dhe Stoltenberg

NATO do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do të nënshkruajë protokollin për pranimin e Maqedonisë më 6 shkurt.

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë histori”, ka shkruar në një postim në Twitter sekretari Stoltenberg.

“Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shtuar Stoltenberg.

Ky zhvillim vjen pasi Maqedonia dhe Greqia ratifikuan marrëveshjes, sipas së cilës, Maqedonia është pajtuar që të ndryshojë emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Që prej vitit 1991, Greqia ka kundërshtuar përdorimin e emrit “Maqedoni”, pasi një provincë e saj veriore ka po të njëjtin emër.

Një zyrtar i NATO-s, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se pas nënshkrimit të protokollit të pranimit “procesi i pranimit (të Maqedonisë në NATO) do të dërgohet në kryeqytetet e 29 aleatëve, ku ky protokoll duhet të ratifikohet sipas procedurave shtetërore të këtyre shteteve”.

“Kur të kryhet i gjithë ky proces, atëherë shteti do të bëhet anëtar i plotë”, ka thënë ky zyrtar.

Më 30 janar, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se shteti i tij planifikon që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tash pasi shteti i tij ka arritur marrëveshje me Greqinë.

“Ne shpresojmë që deri në qershor, do të prezantojmë argumente të fuqishme para Këshillit Evropian, në mënyrë që të marrim datën e nisjes së negociatave për anëtarësim”, ka deklaruar Zaev.

Provo po ashtu

alma lama

Lama: Deputetët po kanë frikë të përballen me të vërtetën

Alma Lama, ish Ambasadorja e Kosovës në Itali, përmes një postimi të publikuar në Facebook, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.