Ballina / BOTA / NATO : Amerika e Gjermania do të paguajnë njëlloj

NATO : Amerika e Gjermania do të paguajnë njëlloj

Ndërsa Britania përgatitet për takimin e udhëheqësve të NATO-s më 3 dhe 4 dhjetor, aleanca thotë se ka pranuar të rishpërndajë kostot dhe të shkurtojë kontributin e SHBA në buxhetin e saj qendror.

Buxheti qendror i NATO-s është relativisht i vogël, rreth 2.5 miliardë dollarë në vit, dhe kryesisht mbulon operacionet e shtabeve dhe të stafit, ndryshe nga buxheti i saj i mbrojtjes.

Presidenti i SHBA Donald Trump shpesh ankohet për ndarjen e pabarabartë të barrës. Vetëm nëntë nga të 29 vendet anëtare përmbushin objektivin prej 2 për qind të produktit të brendshëm të përgjithshëm për shpenzimet e mbrojtjes së aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se përsa i përket buxhetit qendror, “SHBA do të paguajën më pak, Gjermania do të paguajë më shumë, kështu që tani Amerika dhe Gjermania do të paguajnë të njëjtën gjë”.

Shtetet e Bashkuara paguajnë aktualisht rreth 22% të buxhetit qendror të NATO-s. Duke filluar nga viti 2021, SHBA dhe Gjermania do të kontribuojnë secila nga rreth 16%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.