fbpx

#NatEv shpallet fitues i NASA Space Apps Challenge.

Për herë të parë, një ekip nga Kosova fiton çmim në garën prestigjioze të NASA – Space Apps Challenge.

“Një hap i vogël për Kosovë por një hap gjigand për shqiptarët. #NatEv shpallet fitues i “People’s Choice Award” të NASA Space Apps Challenge”, komentoi ICK menjëherë pas shpalljes së lajmit nga NASA se projekti i këtij grupi të të rinjëve kosovarë fitoi garën e cila po zgjatë tash e sa kohë.

Në garë kanë marrë pjesë 950 projekte nga 133 shtete. Për to është votuar online .

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ‘web’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.
NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, çarjet e akullnajave, zjarret në pyje, aurorat etj.
Platforma i mundëson përdoruesve të kenë interaktivitet me një glob 3D, i cili i shfaq lokacionet e dukurive në kohë reale dhe disa informata mediatike për to. Përdoruesit e kanë mundësinë edhe ta eksplorojnë tokën duke përdorur imazhet satelitore të NASA-s.
Mbi 13 mijë garuesit kanë pasur mundësinë të zgjedhin njërën nga 25 fushat, të ndara në katër kategori: Gjithësi, Tokë, Robotikë dhe “Human”. Nikoqir i garës NASA Space Apps Challenge për Kosovë është Innovation Centre Kosovo (ICK).

fituesit