Ballina / KURIOZITETE / Nata polare në Utqiagvik, dita kthehet më 23 janar
alaske nata polare

Nata polare në Utqiagvik, dita kthehet më 23 janar

Netët e dimrit po vijnë dhe do të jenë këtu për një kohë, që do të thotë se tashmë veçse jemi përshëndetur me dritën e diellit prej orës 4 pasdite.

Për fat të mirë, ne nuk do të mbesim krejtësisht në errësirë dhe ende do të kemi disa orë me diell përgjatë ditës.

Por, kështu nuk do ta ketë fatin një fshat në Alaskë, i cili nuk do ta shoh dritën e diellit deri vitin tjetër, më 23 janar.

Utqiagvik, në Alaskën veriore, pati lindjen e fundit të diellit të dielën, më 18 nëntor, dhe tani pritet të mbesë 65 ditë në errësirë totale. Fshati nuk do ta shoh dritën e diellit deri më 23 janar për shkak të të ashtuquajturës “nata polare”.

Sipas The Weather Channel, kjo ndodhë ngase dielli nuk lind në veri të Qarkut të Arktikut prej mesit të nëntorit deri në fund të janarit, për shkak të vendosjes në pozitë të pjerrtë të Tokës karshi diellit.

@Fluidi

Provo po ashtu

zakintos greqi

Tërmeti e zhvendos për tre centimetra ishullin në Greqi

Ishulli grek Zakintos ka lëvizur për të paktën tre centimetra në jugperëndim, pas tërmetit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.