Nasto: Më shumë se 125 mijë të punësuar kanë dalë të papunë

Afro 38 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre dhe më shumë se 125 mijë të punësuar kanë dalë të papunë për shkak të kushteve të pandemisë në Shqipëri.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto i cili i kërkon qeverisë të mbështesë financiarisht biznesin me një paketë të tretë pasi dy paketat e para me një shumë prej 98 milionë euro sipas Nastos janë të pamjaftueshme për të përballuar këtë situatë.

Nga ana tjetër kryetari i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë ka përshendetur qevërinë shqiptare për TVSH-në dhe tatim mbi fitimin. Masa këto të cilat do e lëhtësojnë biznesin.

Në shkallë vendi, sipas Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, kemi 105 mijë biznese aktive të vogla dhe të mesëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.