fbpx
toka, Nasa

NASA, zbulohet një trup i ri qiellor në sistemin diellor

Agjencia Amerikane për Hulumtime në Hapësirë (NASA) doli me zbulimin e radhës. Tani u zbulua edhe një trup i ri qiellor, që lëviz mes yjeve të sistemit diellor, theksojnë shkencëtarët në NASA. 

Ky trup qiellor që mund të jetë meteor apo kometë është zbuluar përmes teleskopit Pan-STARRS1 në bazën në Hawaii.

Diametri i tij është rreth 400 metra, kurse shpejtësia e tij është e ngjashme me ate të yjeve.

Shkencëtarët e kanë emërtuar “A/2017 U1”. Ky trup i panjohur deri tash besohet se ka ardhur nga një sistem tjetër planetar dhe është futur në sistemin tonë diellor.

“Kanë ekzistuar teori të ndryshme për trupa qiellor të cilët në sistemin diellor kanë ardhur nga jashtë tij, duke vazhduar të lëvizin mes yjeve. Megjithatë, një zbulim i tillë është bërë së fundmi”, tha zyrtari i NASA-së, Paul Chodas.

Sipas tij shkencëtarët do të vazhdojnë me hulumtimet e tyre në mënyrë që të zbulojnë detaje të reja për trupat qiellorë të mistershëm, i cili edhe më tutje ka shumë të panjohura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.