Ballina / KURIOZITETE / NASA transmeton “muzikën” e universit
nasa , muzika, universi

NASA transmeton “muzikën” e universit

NASA ka prezantuar një incizim video të muzikës së universit, i cili është bërë nga të dhënat me ultratinguj.

Shkencëtarët i kthyen fotot e grupit të galaktikave të bëra nga teleskopi Hubble me ndihmën e kamerës. Çdo element ka tingullin e vet. Yjet dhe galaktikat kompakte kanë tone të shkurtra dhe të qarta, ndërsa galaktika spirale – tone të gjata me amplitudë të ndryshueshme.

“Është ndoshta muzika më e pazakontë që kemi dëgjuar ndonjëherë,” tha NASA.

Përdoruesit e internetit vlerësuan ‘muzikën’ të tmerrshme, por interesante.

“Kjo duket pak e frikshme për mua!”, shkroi njëri prej tyre

Të tjerë e përshkruan ‘muzikën’ e hapësirës si të çuditshme dhe të tensionuar.

“Ky klip është i frikshëm për mua dhe kjo tingëllon sikur tingujt që dëgjoni kur jeni nën ujë”, “Tingëllon si Pink Floyd i hershëm”, “Interesante, por shqetësuese në një farë mase”, janë disa nga komentet e tjera.

@Fluidi

Provo po ashtu

mali everest

Ngrohja globale dhe zbulimi i viktimave në malin Everest

Si rezultat i ngrohjes globale, akullnajat po shkrihen në malin Everest dhe zbulojnë trupat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.