Ballina / Galeria / NASA publikon imazhe të reja të Jupiterit

NASA publikon imazhe të reja të Jupiterit

NASA publikoi të mërkurën një seri fotosh mjaft befasuese për Jupiterin, sipërfaqja e të cilit duket si e një stuhie të furishme.

Në këto imazhe vërehet një prerje e kuqe. Shtresa sipërfaqësore e Jupiterit bëhet e ditur nga NASA, përbëhet nga gazërat në lëvizje.

Sondi  kërkimor  i NASA-s,  i cili flutruoi në orët e vona të së hënës, sipas kohës lokale të SHBA-ve, ku edhe u mor ky imazh, në të cilën vërehet presja e kuqe, transmeton RTK.

Shkencëtarët kanë dhënë mendime të ndryshme lidhur me presjen mistike të kuqe, e cila vlerësohet se është qindravjeçare, theksoi Scott Bolton, shkencëtar në Institutin San Antonio.

“Tani kemi fotot më të mira se kurrë më parë”, deklaroi ai.

Presja e kuqe është shpërthyer në sipërfaqen e planetit gjigant brenda qindra vitesh. Dihet se ky planet është përcjellë që nga viti 1830 , kurse për ekzistencën e tij dihet qysh prej para 350 vitesh.

“Jemi tejet të kënaqur që kemi bërë të mundur të ndajmë mes nesh gjënë më të bukur e më emocionuese në gjithë eksplorimin e gjithësisë”, deklaroi Jim Green, shefi i NASA-s.

Check Also

nasa, jupiteri

NASA: Këto janë pamjet e reja të Jupiterit

Agjencia Amerikane e Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) ka publikuar foto të reja të Jupiterit, që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *