Ballina / BOTA / NASA paralajmëron epokë të akullnajave
dielli akullnajat nasa

NASA paralajmëron epokë të akullnajave

Dielli ynë nuk pritej të hynte në fazën e “Minimumit Diellor” deri në vitin 2020, por duket se kjo po ndodh pak më herët – e që mund të jetë lajm i keq për adhuruesit e motit të nxehtë.

Por një minimum diellor i zgjatur, sipas shkencëtarëve, mund të nënkuptojë një “mini epokë të akullt”. Mac Slavo i SHTFplan.com shkruan se njollat diellore nuk janë parë shumicën e vitit 2018 dhe atmosfera e Tokës po përgjigjet ndaj kësaj, thotë Phillips, editor i spaceweather.com.

Lajmi i keq, sipas Phillips, është: “Kjo vonon prishjen natyrore të mbeturinave hapësinore, duke rezultuar në një mjedis më të trazuar përreth Tokës”.

Martin Mlynczak nga Qendra e NASA-së për Hulumtim “Langley”, thotë se nëse trendi i tillë vazhdon, atëherë mund të kemi një të ftohtë rekord në hapësirë.

“Nuk jemi ende të sigurt”, tha ai. Megjithatë, “kjo mund të ndodh brenda muajve”, tha ai. Të dhënat nga sateliti TIMED i NASA-së tregojnë se termosfera (shtresa më e lartë e ajrit përreth planetit tonë) është duke u ftohur dhe ngushtuar, transmeton Gazeta Express.

Ky reduktim i aktivitetit diellor mund të rezultojë në një fazë të ftohjes globale. “Termosfera gjithmonë ftohet gjatë Minimumit Diellor. Është një nga mënyrat më të rëndësishme se si cikli diellor ndikon në planetin tonë”, tha Mlynczak, sipas The New American.

Gjetjet e reja të NASA-së janë në përputhje me studimet e lëshuara nga Universiteti Northumbria dhe UC-San Siego në Britani të Madhe vitin e kaluar, ku që të dy parashikuan një Minimum të Madh Diellor në dekadat e ardhshme për shkak të aktivitetit të ulët diellor.

Që të dyja studimet parashikuan aktivitete të ngjashme diellore me atë që ndodhi në mesin e shekullit 17 dhe në fillim të shekullit 18, ku planeti u përball me një fazë të njohur si Epoka e Vogël e Akullnajave, gjatë së cilës temperaturat ranë shumë.

@Fluidi

Provo po ashtu

abelard tahiri

Tahiri: Specialja nuk kërkoi ekstradime

Ftesat e para tashmë i ka shpërndarë. Ndërkohë, disa figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.