Ballina / Shkencë / NASA: Një vrimë e madhe është hapur në Diell

NASA: Një vrimë e madhe është hapur në Diell

Një njollë e madhe është paraqitur në diell, e cila mund të dërgojë flaka diellore të rrezikshme në Tokë.

Njolla e diellit, e quajtur AR2664, është 120,000km e gjerë – mjaftueshëm e madhe sa për t’u parë nga Toka.

Ekspertët kanë paralajmëruar se njolla është mjaftueshëm e madhe për të prodhuar flakë diellore të klasit M, që mund të shkaktojë dëme në satelitët e komunikimit dhe të krijojë stuhi rrezatimi.

Observatori për Dinamika Diellore i NASA-së e vërejti për herë të parë këtë njollë javën e kaluar, dhe duket se është zmadhuar përgjatë kësaj jave.

Njollat e diellit janë zona të zeza në sipërfaqen e diellit, të cilat krijohen nga bashkëveprimet me fushën magnetike të diellit.

Lexo edhe:

Njoftimi i NASA-s, zbulohen 219 planetë të tjerë

NASA: Hapet një vrimë në Diell, sa 50 planete si Toka

 

@Fluidi

Provo po ashtu

zona e erret ne oqean

‘Zona e errësirës’ nën oqean

“Zona e errësirës” e oqeanit të mistershëm, e zbuluar 300 metra nën sipërfaqen e ujit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.