Ballina / Shkencë / NASA kërkon gjurmë të jetës në hënën e Jupiterit

NASA kërkon gjurmë të jetës në hënën e Jupiterit

Misioni i NASA –së në hënën e Jupiterit mund të përfundoi në kërkim të jetës në këtë planet të largët .
„Ky është shansi ynë, Shpresoj se nuk do ta humbim këtë rast në mungesë të ideve” ka deklaruar për space, drejtuesi i departamentit shkencor në NASA, John Grunsfeld.

Plani për udhëtimin në hënën e Jupiterit, të njohur me emrin Europa, është ide e vjetër që ka qarkulluar disa vjet, por NASA nuk ka mundur të realizojë ate për shkak të mungesës së bugjetit. Mirëpo, më në fund Shtëpia e Bardhë në Washington ka ndarë 30 milionë dollarë për misionin në hënën e Jupiterit.

Europa ka sipërfaqen e akullt, mirëpo ka indikacione se nën shtresën e akullit ka ujëra oqeanike. Shkencëtarët e NASA-së besojnë se ujërat ndodhen 50 kilometra nën shtresën e akullit.

Nëse kjo del se është e vërtetë, atëherë gjasat janë që aty ka edhe jetë. Gjatë vizitës në Europë, NASA do të përpiqet të depërtoj tek thellësitë nën akullore, me qëllim që të marr mostrat e asaj që besohet se është ujë.

Kur kjo të ndodhë, shkencëtarët do të analizojnë mostrat e ujit për të kuptuar nëse në hënën e Jupiterit ka jetë. /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

Supozimi i radhës: Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo …