Ballina / KRYESORE / NASA ka regjistruar zërin 'alien'

NASA ka regjistruar zërin 'alien'

Zëri misterioz nga gjithësia është regjistruar nga Daniel Bowman, student i NASA -së, përkatësisht i Universitetit të Karolinës Veriore.

Ka 50 vite që zëra të panjohur nuk janë regjistruar nga NASA , së këndejmi ky ‘zbulim’ ka 24 orë që nuk zbret nga titujt kryesor të lajmeve.

Bowman i regjistroi zërat duke përdorur një teknikë të veçantë, një balonë dhe mikrofonin që përdorë rreze infra të kuqe. Zëri që është regjistruar vjen nga 36 kilometra mbi hapësirën e tokës dhe është i frekuencës së ulët prej 20 Hz (herc). Zëra të tillë ‘infrasonik, si shkruan LiveScience ushëtojnë në distanca të mëdha dhe të njejtat nuk mund të ndëgjohen nga veshi i njeriut.

Përderisa shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë origjinën e zërit/tingujve të regjistruar nga Bowman, NASA ka vendosur që gjatë vitit të provojë të regjistrojë sërish ‘zhurmat’ nga gjithësia.

Edhepse ka shumë ekspertë të zërit që pohojnë se ‘tungujtë e regjistruar jo domosdoshmërisht vijnë nga gjithësia, ngase ato mund të jenë zhurma fenomenesh natyrore si zhurma oqeanesh, tërmetesh apo vullkanesh’, institutet shkencore të botës vazhdojnë me studimin e ‘zhurmave të gjithësisë.

NASA nuk ka regjistruar zëra nga gjithësia për 50 vjet me radhë, por një gjë të tillë e ka bër Stacioni Europian i i Gjithësisë (ESA).  ESA madje ka filluar ti bëj publike regjistrimet e saj.

Audio klipi i fundit i publikuar besohet se vjen nga Hëna e Saturnit, e njohur me emrin Titan e që ESA e ka regjistruar në vitin 2005.

Audioja më poshtë është e studentit Bowman, për ‘gjetjet ‘ e të cilit pritet që fjalën e fundit ta jap shkenca. /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

Qeveria

GAP: Më 2018 u shpenzuan 45 për qind më shumë për mëditje, se më 2017

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i …