NASA: Jeta jashtëtokësore vetëm sa nuk është zbuluar

Agjencia amerikane e kozmosit (NASA) konsideron se çështja e ekzistimit të jetës jashtëtokësore do të mund të zgjidhet qysh gjatë jetës sonë

“Do të marrim sinjale të qarta mbi ekzistimin e jetës jashtëtokësore qysh gjatë decenies së ardhshme, ndrësa dëshmi të pathyeshme për dhjetë deri në njëzet vite”, ka thënë shkencëtarja e NASA-s Ellen Stofan gjatë një debati publik, të cilin dje është organizuar në selinë e agjencisë në Uashington.

“E dimë ku të kërkojmë, e dimë si të kërkojmë, dhe në shumicën e rasteve posedojmë edhe teknologjinë e domosdoshme për këtë”, ka thënë ajo.

“Pyetja nuk është ‘a do’ për ‘kur do’”, ka thënë Jeffrey Newmark, përfaqësues i observatoriumit te NASA-s për heliofizikë.

“Ne nuk po flasim këtu për njerëzit e vegjël të gjelbër, po për mikrobe të vogla”, ka precizuar Stofan, transmeton InfoGlobi.

Ekspertët e NASA-s kanë prezantuar zbulimet më të reja në bazë të të cilave mund të përfundohet se njerëimi sot është më afër se kurrë zbulimit të formave të reja të jetës në kuadër të sistemit diellor dhe jashtë tij.

“Po fillojmë të kuptojmë se sistemi diellor është vend njësoj ‘i lagët’”, ka shpjeguar Jim Green, drejtori i programit të shkencës planeare.

“Nuk po e shqyrtojmë ujin dhe mundësinë e jetës vetëm në kuadër të sistemit tonë diellor, por po i hulumtojmë planetët të cilat sillen rreth yjeve tjera”, ka thënë Paul Hertz, drejtor i programit të astrofizikës.

“Kur njëherë të kemi shkuar në Mars, i cili është i ndërtuar prej të njëjtit material si Toka, mundësia që të hasim në jetë të ngjashme me atë që e njohim do të jetë shumë e vogël”, ka thënë ish astronauti John Grunsfeld.

Ai konsideron se jetën jashtëtokësore do ta zbulojë gjenerata e ardhshme e shkencëtarëce dhe hulumtuesve. Duke konstatuar avancimin e bashkësisë shkencore, Green megjithatë vlerëson se do të jetë ende në detyrën e tij të punës kur do të jetë zbuluar një formë e re jete në ndonjë pjesë të sistemit diellor. -InfoGlobi/d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.