Ballina / BOTA / NASA jep shpjegimet për zhurmat misterioze
NASA

NASA jep shpjegimet për zhurmat misterioze

NASA jep shpjegimet për një zhurmë të fuqishme që u dëgjua në pjesën më të madhe të Alabamas në ShBA rreth orës 1:39 të mëngjesit, duke shokuar kështu të gjithë banorët.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA hodhi fillimisht hipoteza se zhurma mund të kishte ardhur nga një avion supersonik ose një meteor.

Ndërkohë, kreu i Zyrës së Mjedisit Meteorologjik të NASA-s në Bill Cooke, ka hedhur poshtë dyshimet edhe mbi tërmetet, duke habitur gazetarët. Të dhënat sizmike gjithashtu sugjerojnë se nuk ka pasur as edhe një lëkundje në atë orë.

Pavarësisht teorive të shumta, vetë eksperti i NASA-s ka dyshime për origjinën e këtyre zhurmave. Duke folur për “ABC News”, Cooke tha se këto zhurma mund të jenë shkaktuar nga një avion supersonik, një shpërthim në tokë, apo një meteor që shpërthen në atmosferë.

Vetëm këtë vit, zhurma të tilla të ngjashme janë raportuar të paktën 64 herë, në vende të ndryshme të botës, përfshirë Michigan, Lapland, St Ives, Swansea dhe Yorkshire.
Një zhurmë e tillë e fortë është regjistruar në Idaho më 15 nëntor, më 10 tetor në Cairns, më 11 maj në Abergavenny etj.

Në disa raste ekspertët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për meteorë që shpërthejnë e në disa raste të tjera për avionë supersonikë të ushtrisë amerikane. Por pjesa më e madhe mbeten mister.

Më shumë pët zhurma mistgerioze të regjistruara që nga viti 1934e deri sot lexo këtu (anglisht) .

@Fluidi

Provo po ashtu

termet

Shqipëri: 42 dridhje të tokës nga e shtuna

Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.