alienet

NASA: Ja pse njerëzit nuk mund t’i shohin alienët në tokë

Shkencëtarët e NASA-s thonë se jashtëtokësorët mund të kenë vizituar tashmë Tokën, por pohojnë se njerëzit nuk mund t`i dallojnë ata, pasi janë “tepër të vegjël”.

Shkencëtari i NASA-s Silvano M. Colombano thotë se alienët duken ndryshe nga njerëzit ose ndonjë formë tjetër që njohim dhe se ata kanë teknologji që nuk mund të imagjinohet.

Ata gjithashtu kanë aftësi për udhëtime hapësinore ndëryjore.

Kjo deklaratë vjen pasi NASA filloi skanimin e universit si pjesë e programit të saj “Kërkimi për Inteligjencën Jashtëtokësore”.

“Unë vetëm dua të theksoj faktin se nëse mund t’i gjejmë ose ata të na gjejnë – nëse tashmë nuk e kanë bërë – ata nuk mund të kenë strukturën tonë,” tha  Colombano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!