Ballina / Galeria / NASA, harta e natës e Tokës (FOTO / VIDEO)
In Fabric

NASA, harta e natës e Tokës (FOTO / VIDEO)

Nga Nasa vjen harta e re e natës e Tokës, e realizuar falë satelitit Suomi Npp, agjencia hapësinore amerikane dhe agjencia për atmosferën dhe oqeanet.

Bëhet fjalë për një pamje të përbërë nga dritat e natës në Tokë, që na jep atë që deri tani është pamja më e qartë e jetës njerëzore në planet. Harta e re, interaktive në faqen e NASA, përditëson atë të publikuar në vitin 2012, një vit pas lëshimit të satelitit, në kuadër të programit National Polar-orbitin Partnership.

Pamja e ndërtuar është quajtur “Black marble” në homazh të fotos “Blue marble”, e shkrepur nga astronautët e Apollo 17 teksa ishin në rrugën e tyre drejt hënës. Shkencëtarët e NASA po punojnë prej vitesh me qëllim plotësimin e pamjeve të Tokës gjatë natës gjithnjë e më të qarta e të kuruara për ta bërë të disponueshme pothuajse në kohë reale nga komuniteti. Harta e publikuar tregon të gjitha zonat e banuara në planet në 2016 falë ndriçimit të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=8dc58ZrOuck
Foto Galeri

 

Check Also

Qytetet e së ardhmes- Foto Galeria

Mund të duken si pjesë të marra nga ndonjë film fantastiko-shkencor, por kjo mund të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *