Ballina / TEKNOLOGJI / NASA filmoi vrimën e zezë që gllabëroi yllin 375 milionë vite dritë larg Tokës

NASA filmoi vrimën e zezë që gllabëroi yllin 375 milionë vite dritë larg Tokës

NASA ka filmuar një vrimë të zezë gjigante që gllabëron një yll 375 milionë vite dritë larg tokës.

Fenomeni ekstremisht i rrallë, u regjistrua nga një satelit i NASA-s. Në imazhe tregohej një yll i ngjashëm me diellin tonë, që thithej nga tërheqja gravitacionale e vrimës së zezë, që ishte rreth gjashtë milionë herë më e madhe në përmasa, se ai.

Shpërthimi që astronomët mundën të ndiqnin nga fillimi deri në fund, ndodh një herë në 10 mijë deri në 100 mijë vite në një galaksi me përmasat e rrugës së qumështit.

Vrimat e zeza zakonisht gjenden në qendër të galaksive më të mëdha, përfshirë rrugën tonë të qumështit. Vëzhgimi i çlirimit të dritës ndërsa vrima e zezë gllabëron yllin dhe shpërndan materialin yjor në një formë spirale, mund të ndihmojë astronomët të kuptojnë sjelljen e vrimave të zeza, një mister shkencor që kur fizikanti Albert Einstein ekzaminoi ndikimin e gravitetit në dritën në lëvizje.

Provo po ashtu

libra kriptovaluta

Zuckerberg do të mbrojë monedhën e FB para kongresistëve

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve këtë muaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.