Ballina / Shkencë / NASA do të analizojë mostrat hënore
guret e henes nasa

NASA do të analizojë mostrat hënore

Gjysmë shekulli më parë, tre kontejnerë të mostrave hënore ishin lënë mënjanë, për të pritur studimin me teknologji më të përparuar dhe tash koha e tyre ka ardhur.

Vetëm gjatë misionit Apollo 17, astronautët morën më shumë se 250 kilogramë të shkëmbit hënor gjatë ecjeve në Hënë, në vitin 1972.

Më vonë këtë vit, NASA do të zbulojë copat e vogla të shkëmbinjve të Hënës që nuk janë parë më parë, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës.

Astronautët e misioneve Apollo që zbritën në Hënë nga viti 1969 deri në vitin 1972, mblodhën 842 kilogramë të gurëve hënor, mostra bazë, guralecë, rërë dhe pluhur. Shumë prej atyre mostrave u hapën më vonë në Tokë, por tri prej tyre kanë mbetur të mbyllura për gati 50 vjet.

Ato janë ruajtur qëllimisht për t’u studiuar në kohën kur teknologjia të jetë më e përparuar dhe kjo do të lejojë shkencëtarët të thellohen më tepër në misteret e Hënës.

Agjencia njoftoi se janë përzgjedhur dy ekipe për të analizuar materialet të vjetra me dekada nga Apollo 15 dhe 17, disa prej të cilave nuk janë hapur asnjëherë në Tokë.

Shkencëtarët në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard të NASA-s do të analizojnë mostrat hënore për të kuptuar më mirë bollëkun e përbërësve organikë në Hënë, dhe se si këto materiale i rezistojnë efekteve të rrezeve kozmike.

@Fluidi

Provo po ashtu

mini truri

“Prodhohet” një tru miniaturë i lidhur më një palcë kurrizore dhe muskuj

Shkencëtarët kanë rritur një tru miniaturë të lidhur më një palcë kurrizore dhe muskuj. Dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.