Ballina / KURIOZITETE / NASA: Asteroidi kalon pranë Tokës më 16 Dhjetor
Ilustrim: Asteroidi

NASA: Asteroidi kalon pranë Tokës më 16 Dhjetor

Një asteroid do të kalojë shumë pranë Tokës më 16 dhjetor dhe kjo është e konfirmuar nga NASA, e cila thotë se asteroidi, me emrin 300 Phaethon, është me diametër 5 kilometra dhe klasifikohet si “i rrezikshëm”.

Gjatë kalimit, asteroidi vlerësohet të jetë rreth 6.4 milionë larg planetit tonë- rreth 27 herë distancë sa Toka me Hënën.

Kjo distancë do të jetë më e afërta që ka qenë me Tokën që nga 16 dhjetor 1974, kur ishte rreth 5 milionë kilometra larg.

“Me një diamertër prej rreth 5 kilometra, Phaethon është asteroidi i tretë më i madh pranë Tokës i klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”, tha një zëdhënës i NASA.

“Kjo do të jetë mundësia më e mirë deri më sot për vëzhgimet e radarëve të këtij asteroidi dhe shpresojmë të marrim imazhe të detajuara. Imazhet do të jenë të shkëlqyera të 3D. Kalimi i ardhshëm i tij parashikohet të jetë në vitin 2093”, vijoi ai.

@Fluidi

Provo po ashtu

trupi i cuditshem

Një objekt i çuditshëm shihet afër bazës ajrore të SHBA-së

Teoricienët konspirativë po e përdorin një fotografi si dëshmi të një programi sekret hapësinor. Ata …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.