Naim Qelaj është Avokati i ri i Popullit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës zgjodhi të hënën Naim Qelajn për Avokat të Popullit.

Qelaj do ta udhëheqë këtë institucion për një mandat 5-vjeçar.

Ai e merr detyrën menjëherë pas betimit që bëri në Kuvendin e Kosovës.

Në pesë vjetët e kaluar, këtë post e ka mbajtur Hilmi Jashari.

Në ueb-faqen e këtij institucioni thuhet se Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrave dhe nuk pranon udhëzime ose ndërhyrje nga organet, institucionet ose autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtet në Republikën e Kosovës.

Me qëllim të identifikimit të problemeve dhe me qëllim të sigurimit të të dhënave për shkeljet e supozuara, Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Avokatin e Popullit detyrojnë çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, t’iu përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’ia paraqesë atij të gjitha dokumentet dhe të dhënat e kërkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.