Ballina / KOSOVA / Naim Maloku tregon se sot është intervistuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit

Naim Maloku tregon se sot është intervistuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Ai sot ka dhënë deklaratat e tija pranë zyrës së Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, aty ku po jeton tani Maloku.

“Ju njoftoj qe sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë se Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj Gjykate, si dhe konform Ligjeve dhe Juridiksionit Slloven. Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në Gjykatë”, ka shkruar Maloku.

Tutje, ai e ka falënderuar Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe Shtetin Slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të tij si palë.

Ndryshe, tashmë gjykata speciale i ka dërguar dhjetëra ftesa në adresë të ish-pjesëtarëve të UCK-së, derisa po sot është intervistuar edhe ish-deputetja, Time Kadrijaj, e cila është në mesin e tri grave që janë ftuar deri tash nga Specialja.

Provo po ashtu

SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

Shtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore, pasi Presidenti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.