Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Nagavci: Ne mbesim për Kurtin kryeministër; Takimi me LDK – për bashkërendim aktivitetesh
arberie nagavci LVV

Nagavci: Ne mbesim për Kurtin kryeministër; Takimi me LDK – për bashkërendim aktivitetesh

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se disa subjekte politike që përbëjnë qeverinë në largim janë kapluar nga paniku pas takimit të liderit të LDK-së me atë të Vetëvendosjes.  

Ajo ka folur të martën në “Debat” te RTK.

“Reagimi i një pjese të koalicionit të deritashëm qeverisës për takimin Mustafa – Kurti ishte reagim paniku.

Takimi i liderëve të dy subjekteve më të mëdha opozitare ishte transparent dhe në vazhdën e takimeve para zgjedhjeve të parakohshme. Qëllimi është bashkërendimi i aktiviteteve me qëllim të fitores”, ka thënë ajo.

“Pa folë për kryeministrin ne duhet të flasim për prioritetet. E ato janë lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe ngritja e cilësisë në arsim”.

Nagavci dhe Liburn Aliu kanë deklaruar poashtu se LVV mban qëndrimin që Albin Kurti të jetë Kryeministër .

Provo po ashtu

Fakte që duhet t’i dini: Shëndetësia përmes statistikave

Derisa përfaqësues të partive vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin se kush ka punuar më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.