Ballina / Shkencë / Naendertalët: Janë zhdukur ngadalë, për një mijë vjet, ja cili mund të ketë qenë shkaku

Naendertalët: Janë zhdukur ngadalë, për një mijë vjet, ja cili mund të ketë qenë shkaku

Shkencëtarët kanë bërë të ditur në revistës “PLOS ONE” se rënia e ngadalshme e fertilitetit mund të ketë qenë shkak i zhdukjes së ngadalshme të naendertalëve.

Ky lloj njerëzor e ka popullzuar Evropën nga 400.000 deri 40.000 vjet para epokës sonë, Zhdukja e tyre përputhet me arritjen e Homos sapiensit, përkatësisht njëriut bashkëkohor.

Por, arsyeja e zhdukjes së tyre është ende enigmë. Ai ka kanë vrarë ndoshta epidemitë? Apo kanë qenë progresisvisht më të dobët në krahasim me Homo sapiensët, të cilët i kanë monopolizuar resurset?

Por, shkencëtarët mendojnë se epidemitë apo luftrat do t’i zhduknin shpejt, ndërsa naendertalët janë zhdukur gjatë mijëra viteve. Ata mendojnë se rënia e fertilitetit ka qenë shkaku kryesor.

“Kemi konstatuar rënie të ngadalshme, por të mjaftueshme që në staza të gjata të shkaktojë zhdukjen”, ka thënë Silvana Kondemi, antropologe franceze.

Me këtë sigurisht ka lidhje ardhja e Homo sapiesnti, sepse me shfaqjen e tij ëshgtë krijuatr presion më i madh në resurse.

“Më pak ushqim, me pak kalori e dëmtojnë shtatzaninë”, ka thënë Kondemi.

Por, kjo është vetëm hipotezë. Autorët e studimit thonë se ia kanë dalë të dëshmojnë se “si” naendertalët janë zhdukur, por jo në tërësi edhe “pse”. Kjo do të jetë temë e hulumtimeve të reja.

Provo po ashtu

temperaturat

Shkencëtarët zbulojnë të dhëna të reja për temperaturat gjatë këtij viti

Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.