Ballina / KRYESORE / Naegele porositi Kosovën e Serbinë : Zgjidhni çështjet tani !
jolyon naegele _evliana berani

Naegele porositi Kosovën e Serbinë : Zgjidhni çështjet tani !

Jolyon Naegele, analist amerikan, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet arritur tash.

Në intervistën e realizuar nga Evliana Berani për emisionin “55 minuta” të RTK3-shit, Nagele ka përshkruar dallimet e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë të zhvilluara që nga viti 2003 në Vjenë e deri tek këto tash.

“Nëse nuk i zgjidhni sot çështjet, po vazhdoni t’i zhagitni për vitin tjetër, ato bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u zgjidhur. Ky është mësim nga Rambuje për Beogradin, dhe që nga atëherë ka pasur shumë mësime për Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Zgjidhni çështjet tani.  Ka vullnet në mesin e disa njerëzve, por janë të dy palët që nuk po mund të pajtohen brenda taborreve të veta se cilat janë prioritetet dhe cilat janë kompromiset të cilat do të duhej t’i bënin”, ka thënë ai.

Naegele ka zbërthyer edhe presionin për arritjen e marrëveshjes.

Do të thoja se presioni vjen për shkak se komuniteti ndërkombëtar, qoftë nëse flasim për Donald Trampin dhe Shtëpinë e Bardhë apo Komisionin Evropian, të gjithë kanë mandate të kufizuara dhe do të donin që të tregojnë se kanë arritur diçka, se është bërë përparim.

Ka një frustrim sepse Kosova, e cila në shkallën e problemeve botërore nuk radhitet as në top 10, madje as në top 20 vendet problematike, nuk perceptohet si një ku do të duhej të ishte kaq problem i vështirë që çështjet të zgjidhen. Problemi ekziston për shkak të kokëfortësisë ose pengesave nga të dy palët, për shkak të mungesës së seriozitetit. Palët pjesëmarrëse në bisedime po thonë: a nuk po e shihni se ne po bisedojmë, por të tjerët pyesin se cfarë kanë arritur ato në të vërtetë? A janë duke e bërë këtë me zemër. Deri sa nuk e bejnë këtë, mos prisni befasi.”

I pyetur se a do të ketë marrëveshje sivjet Naegele u përgjigj se  “E kaluara është prolog. Nëse nuk ka vullnet, nëse nuk i zgjidhni sot cështjet dhe vazhdoni t’i zhagisni për vitin tjetër, ato bëhen gjithnjë e më të vështira për tu zgjidhur.
Ky është mësimi nga Rambujeja për Beogradi, dhe që nga atëherë ka pasur shumë mësime për Prishtinën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare. Zgjidhini cështjet tani. Ka vullnet në mesin e disa njerëzve, por janë të dy palët që nuk po mund të pajtohen brenda taborreve të veta se cilat janë prioritetet dhe se cilat janë kompromiset të cilat do tu duhet ti bëjnë”./infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

KFOR

D’Addario: Kosova sot është tjetër nga ajo si ishte para 20 vjetëve

Komandanti i KFOR-it Lorenzo D`Addario shprehu sot përkushtimin e misionit për të krijuar siguri edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.