Ballina / OP./INTERVISTA / Na duhen reforma, se mbetëm majmunë
Ndodhi në këtë ditë

Na duhen reforma, se mbetëm majmunë

Shkruan: Shqiptar Oseku

Sa herë mendoj pse kemi kaq pak shkëlqim, në arte, në filozofi, në shkencë, gjithmonë më shfaqet para sysh shëmtia e tmerrshme e fukarallëkut, korrupsionit, pabarazisë.

Nuk mundet një shoqëri të shkëlqejë me hulumtime në shkenca të natyrës, kur ka evazion fiskal kaq masiv. Nuk ka hulumtime cilësore në shkenca sociale me kaq bias korrupsionesh, që të shantazhojnë në mbijetesë. Nuk ka dot arte kur artistët e letrarët rrojnë nga dora në gojë. E kur gjysma e popullsisë nënçmon potencialin e gjysmës tjetër veç pse janë gra.

Shoqëritë fisnore të gjahtarëve/mbledhësve nuk shkëlqyen në art pse sekush duhej të luftonte err e terr për mbijetim. Ata thjesht s’kishin kohë për art. Historia na dëshmon se qytetërimet e para të kulturës së lartë u ngritën në shoqëri agrikulturore, pas sajimit të mbivlerës, kur u sajua një shtresë njerëzish – jo të pasur, por ama as firare – që kishin ca më shumë kohë të merreshin me art. E që kishin një mundësi të mbijetonin përmes tij. Pse kish konsumues arti, kish faraonë a shtet me nje rol mecenati, që bënte porosi.

Nganjëherë më vjen të qaj me mindil për ne, si ngelëm kështu në stadin e barbarisë më të errët. Me injorancë të trashëguar, që sajon gdhë në vend se konsumatorë të kulturës. Me një shtet që grabit kaq shumë, por që ndihmon kaq pak, kaq tmerrshëm pak.

Kur rinia duhet të paguajë 200-400 euro qiranë a kamatën e një apartamenti, nëse kanë apartament fare, ndërsa paga e parë është pothuaj aq. Si të presim ne pastaj që ata të bëhen e ardhmja jonë e shkëlqyer. Si, hajt si, të merren me shkencë, me arte. Majmunë do të mbeten, sikur ne edhe ata, pse nuk u dhamë asnjë shans. Ose do të marrin rrezikun e vdekjes në sy, sikur e marrin përditë, do të poshtërohen rrugëve të botës nga i madh e i vogël, veç për të ikur nga haleja që u lamë ne, hale mileti i sotëm.

Read my lips: Reforma. Na duhen urgjentisht reforma, sociale e ekonomike, investime në banesa sociale, në arsim e në shëndetësi të subvencionuara. Dhe gjithë këto duhet absolutisht të financohen me taksa progresive, si kudo në botën e zhvilluar. Na duhet solidaritet klasor, prej të pasurve drejt të varfërve, na duhet një shtresë e mesme e patraumatizuar nga rreziku konstant i thepisjes e urisë.

Ndryshe do të vdesim urithë në errësirë. Pa shkëlqim. Pa dije. Pa art. Pa femijët tanë pranë. Pa patur as dikë të na vajtojë kur na vjen koha të ikim.

Read my lips: Na duhet të ndyshojmë.

@Fluidi

Provo po ashtu

ndikimi social fifa

Ndikimi ekonomik e social i Botërorit

Deri në përfundim të Kupës Botërore do të jenë luajtur 64 ndeshje në 12 vende …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.