Ballina / Biznes / Karrierë / MZHE ndan 100 mijë euro për kontestin PTK-AXOS

MZHE ndan 100 mijë euro për kontestin PTK-AXOS

Qeveria e Kosovës ka filluar përgatitjet për tu përballur me kontestin PTK-Axos GMBH.

Përfaqësuese ligjore nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për kontestin e privatizimit PTK-Axos është shpallur një kompani nga Bullgaria me emrin “KPMG Bulgaria” e që për punën që do ta kryen do të paguhet 100 mijë euro.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka negociuar marrëveshjen më kompaninë “KPMG Bulgaria” dhe ka arritur që të bëjë marrëveshje në shumën prej 100 mijë eurove. MZHE për këtë punë i kishte parapa 150 mijë euro, raporton lajmi.net.

“Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues:Përzgjedhja për ekspertiza profesionale në çështjen Axos GMBH për kontestin “Privatizimi i PTK-së” LOT-1”, thuhet në njoftimin për dhënien e tenderit.

Procesi i privatizimit të PTK kishte nisur në vitin 2010, ku në vitin 2013 ishte shpallur fituese Axos që kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve.

Ky proces u kundërshtua nga opozita dhe privatizimi dështoi.

Kompania Axos tash kërkon dëmshpërblim në shumë prej 50 milionë eurove.

Provo po ashtu

euro

Remitenca e diasporës së Bullgarisë arrin në 624 mln euro për 6 muaj

Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare deri më 30 qershor 2019 në Bullgari janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.