Ballina / Kulturë / Muzeu i Picassos rihapet në Qershor
pikaso

Muzeu i Picassos rihapet në Qershor

” Çdo akt i krijimit është më parë një akt i shkatërrimit ” . kjo është një aforizëm e një piktori spanjoll i cili ka pranuar në restaurimin pesë-vjeçar të muzeut i cili do përfundoj së shpejti.

Muzeu i cili përmban koleksionin më të madh të punimeve nga Pablo Picasso (1881-1973), me zgjerimin e tij ka përfituar hapësirë 3 herë më të madhe dhe tani ka 3.800 metra katror, të ndara në kate të ndryshme.

“ Ne kemi kërkuar që tërë hapësirën të ia kushtojnë koleksionit dhe këtë e kemi arritur”, ka thënë drejtoresha e muzeut An Baldassari.

Arkitekt Jean Francois Boden kishte për detyrë të projektonte një muze që të mund ti zë deri në 1 milion vizitorë në vjet, por që kjo të mos ndikoj negativisht në rimodelimin e muzeut, ndërtesë kjo e cila është  ndërtesë elegante e stilit barok të shekullit të 17,  që ndodhet në njërën nga pjesët më të vjetra të Parisit.

Rimodelimi i këtij muzeu ka edhe një këndë edukativ, amfiteatër dhe një tarracë me kafene me një pamje të bukur të fasadës së ndërtesës, të cilat kanë kushtuar 52.000.000 € .

Për të ndihmuar punimet, muzeu ka dërguar 147 vepra nga koleksioni i tij nëpër turne botërore, në 20 qytete dhe me këtë janë fituar 31 milion euro.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do mendonte Picasso në këto ndryshime të bëra muzeut, arkitekti u përgjigj se ai do ishte shumë i kënaqur me bashkimin e klasikes me bashkëkohoren.

“Ai ishte një kampion i modernizmit, por shpesh jetojnë në ndërtesa të vjetra”, tha ai dhe shtoi se “Picasso do ndjehej shumë rehatshëm mes këtyre mureve”.

Muzeu u hap 12 vjet pas vdekjes së Pablo Picasso në vitin 1985.  Eksponatet e para vijnë nga koleksioni privat i Pikasos, të cilat janë pjesë e Muzeut nga pasardhësit e tij. Gjatë viteve, muzeu ka pasuruar vepra të tjera të dhuruara, duke përfshirë edhe ato që ishin pronë e Jacqueline Pikasos, gruas së tij të dytë./infoGLOBI/V.B

@Fluidi

Provo po ashtu

thotit

Egjipt: Shpaloset sarkofagu 2500 vjeçar i Thotit

Sarkofagu i një prifti egjiptian që daton prej më shumë se 2500 vite u shfaq …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.