isa mustafa
isa mustafa

Mustafa: Me Veselin u pajtuam që demarkacioni të futet pas mocionit

Në intervistën e djeshme dhënë RTK-së, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka sh[jeguar detajet e bisedës së tij me Kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veselin, që u mbajt këtë javë në prezencën e Ambasadorit Greg Delawie.

“U pajtuam që demarkacioni të futet në rend të ditës pas mocionit” theksoi Mustafa.

Ai shpjegoi se në takim partneri i koalicionit ka kërkuar që projektligji për demarkacion të dorëzohet bashkë me nënshkrimet e deputetëve të LDK-së.

“Nuk ka nevojë për nënshkrime. Diçka e tillë nuk ka qenë kurr praktikë, e nuk ka nevojë të jetë as kësaj radhe”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kërkuar që çdo gjë përkitazi me demarkacionin të shkoj në procedurë të zakonshme , si edhe me çdo projektligj tjetër.

Mustafa ka përsëritur se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve në qershor, dhe ka shpjeguar partnerët e koalicionit mund të bisedojnë dhe pajtohen që ato të mbahen dikur më vonë.

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Ky mocion është iniciuar nga partia opozitare, Nisma për Kosovën dhe është mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Krahas 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare, mocioni është mbështetur edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur.

Opozita synon të sigurojë 61 vota në Kuvend, të nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Nëse mocioni i mosbesimit merr 61 vota, atëherë çështja kalon në në dorën e Presidentit të Kosovës që të vendosë nëse do të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo t’ia jap besimin një mandatari të ri për formimin e një qeverie të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.