Ballina / KOSOVA / Mustafa: Ushtria vetëm në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n

Mustafa: Ushtria vetëm në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n

Mustafa, pasi i përshëndeti të pranishmit, tha se Kosova gjendet para disa sfidave, e ndër to janë Ushtria e Kosovës dhe liberalizimi i vizave.

“Ne kemi sfidë themelimin e ushtrisë së Kosovës. Do ta themelojmë atë, por dëshirojmë që këtë themelim ta bëjmë në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktorin ndërkombëtar dhe kjo assesi nuk nënkupton mos qëndrueshmërinë tonë në themelimin e ushtrisë, sepse ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë në mënyrë që t’i shfrytëzojmë të gjithë hapat që ushtrinë ta themelojmë në pajtim në partnerët strategjikë”, deklaroi Mustafa.

Kurse për sa i përket liberalizimit të vizave, e cila është e ndërlidhur me kalimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, Mustafa u shpreh i bindur se “ata që kanë ndërtuar kauzë kundër votimit të demarkacionit, kundër kësaj marrëveshjeje, po të ju jepet rasti, do ta votonin atë”.

“Problemi nuk është që është marrëveshje e dëmshme apo jo, problemi është që dikujt po i pengon shkaku i meritave. Kjo marrëveshje duhet të votohet sot, sepse kjo i nevojitet më së shumti qytetarëve të Kosovës, liberalizmi i vizave, lëvizja e lirë e qytetarëve”, tha kryeministri dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së tha se përkrahja që LDK-ja ka, në grupmosha dhe gjini të ndryshme, “do të arrij të tregojë përkushtimin si një parti e qendrës së djathtë me programin e saj të përkrahur nga Partitë Popullore Evropiane, të fitojë përkrahje edhe më të madhe qytetare”.

Ai tha se programi i LDK-së është programi më i mirë në vend dhe se gjatë kohës sa janë në bashkëqeverisje me PDK-në, “janë marrë hapat më të mëdhenj që i ka bërë Kosova dhe do të vazhdojmë me reformat edhe më të thella me përkrahjen e Bashkimit Evropian, por natyrisht sukseseve do të ju përgjigjemi me përgjegjësi si qeveri dhe si deputetë”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas qëndrimit në Prizren ku mori pjesë në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në këtë komunë, ka vazhduar në Obiliq, ku po ashtu është shënuar përvjetori të 27-të i kësaj Dege.

Duke i falënderuar të pranishmit në Obiliq, ai kujtoi që “nga fillet e saj para 27-vjetësh këtu dhe para 27-vjetësh me Presidentin Ibrahim Rugova, si kryetar i parë i LDK-së dhe si president i parë i vendit dhe me gjithë të arriturat që ne i kemi në kohën e presidentit Rugova që kryesisht ndërlidhen me liri, pavarësi dhe demokraci, ndërlidhet me shtetformimin e Kosovës, ndërlidhen me figurën e madhe kombëtare por para së gjithash shtetërore, sepse Rugova ia vuri gurethemelin këtij shteti”.

“Po ashtu ne e respektojmë punën e gjithë atyre që pasuan programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësojmë edhe kohën kur shpallëm Pavarësinë, kur e kishim Presidentin Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe kohën kur ministrat dhe qeveritarët tanë dhanë një kontribut të rëndësishëm qeverisjen e këtij vendi”, u shpreh Mustafa para qytetarëve të Obiliqit.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Degës së LDK-së në Obiliq, Memhet Krasniqi, i cili bëri thirrje për bashkim të njerëzve të vullnetit të mirë për ta ndihmuar ndryshimin e politikave qeverisëse lokale në Obiliq.

Provo po ashtu

adrian shtuni, kosova, shba, washington

Numri i femrave terroriste jo i vogël

Egziston  mundësia ata të cilët kanë kryer dënimin me burg për veprimtari terroriste do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.