isa mustafa
isa mustafa

Mustafa: Unë pres që marrëveshja të arrihet. Duhet të ruajmë nivelin

Kryetari  i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij ishte e interesuar për të pasur postin e Kryetarit të Kuvendit, por atë e mori për vete Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë mund t’iu siguoj që LDK-së i ka interesuar posti i Kryetarit të Kuvendit. Sepse LDK-ja është ndjekur nga parimi që edhe LDK-ja duhet ta ketë një pozitë përfaqësuese derisa të vjen posti i presidentit”, ka thënë Mustafa. “Nga e drejta që me njëzet e tetë deputetë të kihen të gjitha postet? As në monizëm nuk funksionon kështu. As ne e as Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë e që apetite të tilla ta ndalin marrëveshjen”.

Sa i përket pretendimeve se ai synon postin e Presidentit për vetën e tij, Mustafa deklaroi se “ide të tilla dizajnohen në studiot televizive dhe nga analistët”.

” Në zgjedhje paraprake për kryeministër ne nominuam Avdullah Hotin, sivjet Vjosa Osmanin. Unë kam mundur ta nominoj vehtën. Pra nuk është synimi im për poste. Në LDK nuk fun ksionohet kështu si po flitet”, tha mes tjerash Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse do të ketë marrëveshje të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“S’mund ta them, s’mund ta prejë sot se a do të ketë a s’do të ketë. Jemi të përkushtuar për marrëveshje, të dy palët. Unë pres dhe shpresoj që këtë mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë”, ka thënë ai.

Mustafa i ka quajtur gabime deklarimet e zyrtarëve të dy subjekteve që nxjerrin detaje të negociatave për publikun. “Marrëveshja nuik bëhet pa e ruajtur nivelin”, ka thënë Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.