Ballina / KOSOVA / Mustafa tregon sa janë përafruar qëndrimet e LDK-së dhe VV-së për bashkëqeverisje
isa mustafa
isa mustafa

Mustafa tregon sa janë përafruar qëndrimet e LDK-së dhe VV-së për bashkëqeverisje

Pas mbledhjes që pati me kryesinë e partisë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mbajti konferencën për shtyp . Ai ka deklaruar se në mbledhje të kryesisë janë informuar nga ekipi negociues për bisedimet që i kanë zhvilluar me VV-në.

“Ne sot në mbledhje të kryesisë u informuan nga ekipi lidhur me rrjedhën e dialogut, bisedave dhe negociatave që u zhvilluan me VV-në për harmonizimin e programeve, konsideroj se është arritur mjaft shumë në këtë pjesë, janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm. Si do të funksionojë qeveria me sa ministri”, tha Mustafa.

Ai ka shtuar se çështjet për të cilat nuk pajtohen janë të pakta.

“Çështjet që nuk pajtohemi janë shumë të pakta, do të vazhdojmë pas certifikimit të rezultateve do të jemi në nivelin e lartë, do të jem unë dhe nënkryetarët dhe një përfaqësues që ka qenë me grupin negociues”, tha ai.

“Në ndarjen e përgjegjësive duhet të hyjnë të gjitha pozitat që duhet të jenë aktuale në qeverisjen e ardhshme, duhet t’i nxjerrim në një marrëveshje të mirëkuptimit. Për pika nuk do të lëshohem konkretisht, janë disa çështje të ekonomisë që kanë të bëjnë me mjetet nga privatizimi dhe mjetet tjera, ka përafrim si do të trajtohen ato. Te çështjet sociale ka disa dallime që kanë të bëjnë kryesisht me konceptin tonë”, shtoi Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.