fbpx
Agron Mustafa, Drejtori i Valës, Telekomi

Mustafa : Telekomi ngeli pa drejtor funksional

Zyrtari ligjor i MZhE-së ka marrë përsipër që mos të zbatojë as vendimin e këshillit ndërministror e as interpretimin ligjor të Zyrës së Kryeministrit, që të gjendet një zgjidhje e përkohshme me qëllim zhbllokimin e Telekomit të Kosovës.

Derisa Zyra e kryeministrit e konsideron të mjaftueshëm vendimin e këshillit ndërministror, zyrtari ligjor i MZHE-së ka udhëtuar në Kanada, për çka e ka bllokuar Telekomin e Kosovës duke e lënë pa drejtor funksional.

Bordi i pakompletuar i Telekomit të Kosovës e ka pamundësuar shpalljen e konkursit për drejtor.

Qeveria e Kosovës më 22 shkurt ia vazhdoi mandatin Agron Mustafës edhe për tre muaj.

Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa thotë se proceset në Telekomin e Kosovës janë bllokuara.

“Nuk e di pse nuk e zbaton vendimin MZhE”, pyet Mustafa.

Ai bëri me dije se deri më sot nuk ka marrë ndonjë njoftim për vendimin e qeverisë.

Sipas tij janë qindra e mijëra punë që bëhen në Telekomin e Kosovës.

LEXO EDHE:

Zeka: Mos i zgjatni mandatin Agron Mustafës, e shkatërroi Telekomin

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.