fbpx
sa mustafa dhe hashim thaci

Mustafa: Specialja të mbetet, Qeverinë shpejt do ta drejtojmë ne

Isa Mustafa, lideri i LDK-së ka ripërsëritur se nuk sheh arsye për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, ndërsa ka porositur se së shpejti do të marrin drejtimin e ekzekutivit të vendit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për shfuqizimin e legjislacionit në fuqi që shërben si bazë për funksionimin e Gjykatës Speciale.

Në ceremoninë festive të 28 vjetorit të themelimit të LDK-së, ai ka deklaruar se duhen ruajtur raportet e mira të miqësisë qe kemi me ndërkombëtarët.

I pari i kësaj partie ka nënvizuar se për momentin do të jenë bashkëpunues me Levizjen Vetëvendosje, për çështje në të mirë të vendit, por se pret që shpejt të udhëheqin me Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, bashkë me anëtarët e kryesisë, me rastin e 28 vjetorit të themelimit të LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mustafa u shpreh mjaft i nderuar për faktin se e ka pasur një kryetar si Rugova, që i dha drejtimin kësaj partie.

Mustafa: Rugova i dha drejtimin demokracisë dhe ndërtimit të shtetit

“Ishte njeri i cili ia dha drejtimin Lidhjes Demokratike, por edhe drejtimet demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ne jemi të nderuar që kemi pas një kryetar të tillë, jemi të nderuar po ashtu që e kemi Lidhjen Demokratike, e cila edhe në të kaluarën, edhe sot po luan një rol themelor për shtetin e Kosovës si faktor shumë i rëndësishëm i drejtimit të këtij vendi drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Kurse, i pyetur për konceptin rugovian, Mustafa tha se do ta janë së paku tri gjenerata të LDK-së, por që këtë koncept do ta mbanë përgjithmonë.

“Ne kemi mbajtur konceptin themelor që ne e quajmë si koncept Rugovian të Lidhjes Demokratike, do ta mbajmë gjithmonë këtë koncept. Kemi bërë punë të madhe sepse kemi krijuar një harmoni të shkëlqyeshme ndërmjet gjeneratave, sepse janë gati 30 vjet, së paku 3 gjenerata të LDK-së. Natyrisht se ne kemi diversitet të mendimeve, diversitet të veprimeve, por i gjithë ai diversitet mbërthehet në logjikën, në idenë dhe në programin e LDK-së.

Aktiviteti i LDK-së do të vazhdojë sot edhe me një manifestim për ta shënuar përvjetorin e 28 të kësaj partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.