Ballina / KOSOVA / Mustafa: Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin
isa mustafa

Mustafa: Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ekipin e dialogut .

InfoGobi ju sjell postimin e plotë të Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Gjykata Kushtetuese foli. Shpalli jokushtetues në tërësinë e tij Ligjin për dialogun. Shpalli jokushtetues Ekipin e Dialogut.

Ekipi, pa e pritur hyrjen në fuqi të Ligjit, i cili u kontestua nga LDK dhe VV, ushtroi veprime jokushtetuese në procesin e dialogut me para të Buxhetit. Kryeministri, në mënyrë jokushtetuese, i kishte deleguar përgjegjësitë e tij për dialogun.

Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD. Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria.

Janë këto shkelje të Kushtetutës në proporcione gjeometrike nga koalicioni PAN.

Dy presidentë tanë kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar shkelje e Kushtetutës. Tani radhën e ka kjo Qeveri dhe ky Kuvend. Duhet të pajtohemi se nuk lejohet që Kosovën ta drejtojnë shkelësit e Kushtetutës.

Provo po ashtu

be dhe brexit

Mosmarrja e datës mund të rrisë skepticizmin evropian

Vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.