Ballina / KOSOVA / Mustafa: Qeveria e LDK-së kualifikoi Kosovën për MCC; Marrëveshja lajm i mirë
Isa Mustafa, Lideri i LDK-së

Mustafa: Qeveria e LDK-së kualifikoi Kosovën për MCC; Marrëveshja lajm i mirë

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet rrjetit social Facebook, thotë se është lajm i mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Është lajm i mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, që do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.

Qeveria e kryesuar nga LDK-ja, arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake.

Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën private.

Përkrahja e Qeverisë së SHBA-së ka domethënie të veçantë për Kosovën.

Prandaj, si Kryetar i LDK-së falënderoj qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tim.

Check Also

Gjinekologut turk Ahmet Payasli i ndalohet puna në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë do t’ia ndalojë punën gjinekologut turk …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *