Mustafa

Mustafa për raportin e BB: Përmirësimi i të bërit biznes, rezultat i qeverisjes së LDK -së

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar rreth përparimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2018.

Meritat për ngritjen e Kosovës nga pozita e 61-të në pozitën e 40-të në raportin e BB’së për të bërit biznes, ish-shefi i ekzekutivit ia ka adresuar qeverisë që ka udhëhequr.

“Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja ka punuar në kushtet më të vështira. Përkundër kësaj, vlerësimet dhe rezultatet shumë pozitive, reformuese e zhvillimore të punës sonë po dalin në pah”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Jemi renditur si top reformator në Evropë dhe si reformatori i 4 në botë. Vendi i 40 me kushtet më të mira të të bërit biznes në botë, me shumë prej vendeve të rajonit mbrapa Kosovës”, ka thënë ai

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.