Ballina / KOSOVA / Mustafa: Përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë kërkon veprim të përbashkët
isa mustafa

Mustafa: Përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë kërkon veprim të përbashkët

Përmes rrjetit shoqëror Facebook, lideri i LDK’së, Isa Mustafa apelon për unitet.

Sipas Mustafës krahu i luftës dhe i paqes duhet të bëhen bashkë në dialogun me Serbinë.

Mustafa ka bërë thirrje që të punohet bashkërisht për të ndërtuar atë për të cilën është punuar deri më tani.

Ky është prononcimi iparë i Mustafës për unitet, pas vendimit të javës së shkuar sipas të cilit “LDK do të ndihmojë proceset përmes Kuvendit dhe si opozitë”.

Prononcimi i ri ka nxitur shpresat se skena politike e Kosovës ndoshta edhe do të unifikohet.

Statusi i plotë:

Miq të nderuar,

Ngjarjet kombëtare e festat fetare na bëjnë bashkë ne shqiptarët. Na ka bërë bashkë edhe rreziku i zhbërjes sonë në shumë faza të historisë, sidomos në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Në ngjarje dhe raste të tilla jemi kursyer nga humbja e energjisë për ta sulmuar dhe denigruar njëri tjetrit, sepse kemi vlerësuar nevojën e kohezionit kombëtar e qytetar, dhe që dallimet tona ti shfrytëzojmë si vlera dhe pasuri tona të diversitetit karshi rrezikut nga jashtë. Edhe tani, kur po ballafaqohemi me tendencat e Serbisë për të shkallmuar një pjesë të territorit të Kosovës dhe për ta bërë jofunksional shtetin tonë të ri, kemi nevojë të veprojmë bashkërisht për ta mbrojtur atë çfarë të gjithë ne e kemi ndërtuar.

Përgjegjësia e gjithë neve nuk është vetëm të marrim përgjegjësi, por që këtë përgjegjësi ta marrim sipas kandarit me të cilin qytetarët tanë na kanë bërë përgjegjës para tyre dhe para Kosovës.

Në këtë situatë është pak e rëndësishme se kush është pozitë e kush opozitë, sa është e rëndësishme se pa pozitën dhe pa opozitën e mirëfilltë nuk ka zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror dhe nacional. Dhe, po ashtu se pa dy krahët, atë të trashëgimisë së rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK, nuk mund të përballohet përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë.

Në këto procese nuk mund të përjashtohet askush, sepse nuk ka parti dhe njeri që nuk e do Kosovën dhe shtetin e Kosovës, por çdokush e do sipas mënyrës së vet dhe me kutin e vet.

Në kohën kur kemi institucione kushtetuese nuk na lejohet të improvizojmë, sepse zgjidhja mund të jetë ajo që është e pranueshme për shumicën që e përcakton Kushtetuta jonë. IM

Provo po ashtu

zgjedhjet

Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor AAK – PSD

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Social Demokrate, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.