fbpx

Mustafa: Përgjegjësitë e Kryeministrit dalin nga kushtetuta, jo nga partitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai nuk i jep udhëzime kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti rreth dialogut.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka sqaruar se ai konsultohet me kryeministrin dhe partnerët e tjerë të koalicionit për dialogun dhe çështjet e tjera programore.

“Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar. Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtjesore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe t’i besojmë që ai ta kryej detyrën e tij”, ka shkruar ai.

Sipas tij, tezat, “tezat që po i proklamon ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme”.

Ai thotë se kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, duke shtuar se Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.