Mustafa pas takimit me Kosnettin: Zgjidhjen e jep LV-ja, jo ne

Pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ka folur kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se zgjidhjen për marrëveshjen duhet ta japë Lëvizja Vetëvendosje e jo LDK-ja.

Mustafa nuk foli gjatë para mediave pas takimit me Kosnett-in, ai u shpreh se zgjidhja i takon VV-së.

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, tha Mustafa.

Ndërkaq, pas këtij takimi ka folur edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Njësoj si Mustafa, edhe Veliu ka thënë se përgjegjësia është e Vetëvendosjes.

Veliu ka thënë se nuk mund të flasë për ofertën e Kurtit, pasi, sipas tij, nuk është shqyrtuar ende në organet e LDK-së.

“Ne po presim një zgjidhje nga Vetëvendosja, një zgjidhje e cila është funksionale për të dyja palët. Përgjegjësia sigurisht është e tyre, që të ofrojnë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Po e theksoj se jemi në pritje. Ofertat e Kurtit ne nuk i kemi shqyrtu në organet tona, sepse oferta të veçanta ne nuk shqyrtojmë, kemi bisedu në organet e LDK-së për parimet të cilat duhet t’i ketë një qeverisje”, është shprehur Veliu.

“Nga takimi i herës së fundit mbeti që LDK të mbledhë organet e saj për të shqyrtuar ofertën e Lëvizjes, tash jemi në pritje kur të mblidhen ata. Sepse siç e ka deklaruar dje Kryetari Kurti ne jemi të gatshëm të mblidhemi e te mbyllemi deri në arritje të marrëveshjes”, thuhet në përgjigjen e LV-së, për Express.

Mirëpo, ndryshe po deklarohen në LDK. Sot gjatë ditës, në një prononcim për media, Avdullah Hoti ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dhënë ofertën e vet, e mbetet nga LV-ja të vendos a do të pranojë të njëjtën./express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!